Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagos gruan me pistoletë dhe ikën, kapet nga policia

Plagos gruan me pistoletë dhe ikën, kapet nga policia

Fier Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku bashkëshorti ka plagosur me pistoletë bashkëshorten dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas burimeve për ALB365, mësohet se shtetasi Robert Kotsi 48 vjeç ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Nertila Furrxhiu 28 vjeç

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij duke sekuestruar edhe pistoletën.

Policia

Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.

Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi Robert Koçi, 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen Nertila Furxhiu, 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.

Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME