Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtestë kundër shkatërrimit të lulishtes në qendër të Tiranës

Protestë kundër shkatërrimit të lulishtes në qendër të Tiranës

Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar një protestë në qendër të Tiranës në lulishten përballë 9-katësheve në qendër të kryeqytetit, që nga dita e djeshme është rrethuar për t’u shndërruar në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë për punimet e kullës “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës) që sapo ka nisur punimet me hapjen e gropës, në zonën ku deri dje ishte një lulishte.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë që ditën e kaluar kanë protestuar në këtë zonë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrenë zërin kundër “Ramës, Veliajt dhe oligarkëve” që po shkatërrojnë qendrën e kryeqytetit.

“Hileqarët në pushtet kanë zgjedhur gushtin muajin kur shumë qytetarë janë me pushime si kohën për të shkatërruar parkun” thotë Arlin Qori në videon ku i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen në këtë protestë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME