AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin “Do jemi të paprekshëm”

Sipas dosjes së operacionit të zhvilluar këtë të enjte, anëtarët e grupit të drejtuar nga Alfredo Hamzai dyshohet se kanë tentuar të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në fushën e medias.

Prokuroria e Posaçme evidenton në dosje se mes veprimeve të dyshuara për pastrim parash përfshihen edhe përpjekjet për sigurimin e licencave mediatike.

“Veprimet e kryera nga personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Ardian Rama, Elton Memeti e Besnik Myftari me marrjen e licensës së televizionit dhe radio”, thuhet në materialin hetimor.

SPAK nuk specifikon emrin e televizionit apo radios që lidhen me këtë episod. Megjithatë, nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se një prej personave të përfshirë në hetim, Besnik Myftari, figuron pronar i shoqërisë “ABEG”, një kompani e regjistruar në fushën e medias në vitin 2020.

Sipas dokumenteve zyrtare, kjo kompani arriti të pajisej me licenca për transmetimin e televizionit “ABEG TV” dhe radios “ST Radio”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button