Milani po kërkon një sulmues që të zëvendësojë Olivier Giroud dhe në krye të listës së dëshirave është talenti shqiptar Armando Broja. Ky i fundit mund të largohet nga Chelsea në këtë verë dhe destiancioni më i mundshëm për momentin është Milani.
Megjithatë, marrëveshja po mbetet pezull nga Romelu Lukaku. “Blutë e Londrës” nuk e kanë zgjidhur ende situatën e sulmuesit belg dhe kjo gjë nuk po i lejon ata që të marrin vendimin përfundimtar për Brojën.
Te Chelsea kërkojnë fillimisht që të bëjnë shkëmbimin Lukaku-Vlahovic e më pas të sistemojnë të ardhmen e Brojës. Në rast se Vlahovic nuk transferohet në Londër, atëherë pista që çon Brojën te Milani do të komplikohej shumë, pasi lojtari kuqezi do të kishte më shumë hapësira në Londër.