Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, autostrada kombëtare Athinë-Selanik është mbyllur në një pjesë të madhe.
Konkretisht, siç thuhet në një njoftim të EL.AS-it, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në autostradën PATHE në të dy rrjedhat e trafikut në seksionin nga Lamia në Katerini për shkak të mjeteve të imobilizuara dhe kushteve të rënda atmosferike.
“Luten drejtuesit e mjeteve që të shmangin udhëtimet e panevojshme si në rrjetin rrugor kombëtar ashtu edhe në rrugët lokale ku vërehen dukuri të forta moti ose ka pasur paralajmërime për ardhjen e tyre të afërt”, përfundon njoftimi.