Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANë varrim 3 fotografi, të vrarët në Banjskë ishin 4. Pse e...

Në varrim 3 fotografi, të vrarët në Banjskë ishin 4. Pse e fshehën serbët terroristin e vrarë

Kishte vetëm 3 fotografi në “ditën e zisë” që organizoi në Mitrovicë, Lista Serbe, për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës. Por të vrarët janë katër.

Atëherë pse? Arsyeja është se donin të mbanin të fshehur identitetin e personit të katërt.

I vrari i katërt që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti terrorist, është Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Ai ka shoqëruar Vulin edhe në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s.

Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë” – tha për mediat Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME