Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kur u pyet nga gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit tha se LSI do të votojë kundër Bajram Begajt për President të Republikës.
Kryemadhi u shpreh se nuk ka rezerva për individin, por sipas saj, ka rezerva për diktaturën që po instalon Edi Rama.
“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.