Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVotohet presidenti i republikës, opozita largohet nga parlamenti

Votohet presidenti i republikës, opozita largohet nga parlamenti

Ndërsa pritet të votohet kandidati për President të Republikës, Bajram Begaj, deputetët e opozitës së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha janë larguar nga salla e kuvendit.

“Sot, në parlament po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit, një akt anti-kushtetues, votohet në shkelje flagrante të ë për president republike njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të kushtetutës sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në organe të tjera përveç ushtrisë.”, ka thënë ish-kryeministri Berisha përpara se të largohej. 

Ndërkohë ka nisur procesi i votimit në seancën plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri, ku kandidat është Bajram Begaj, i propozuar ditën e djeshme nga Partia Socialiste.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME