Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmbasada e SHBA dhe ajo gjermane urojn Bajram Begajn: Presim me kënaqësi...

Ambasada e SHBA dhe ajo gjermane urojn Bajram Begajn: Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë

Ambasada e SHBA në Tiranë i është bashkuar urimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj. 

Ambasada amerikane vlerëson kontributin e Begajt si Shef i Shtabit të Ushtrisë në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa thekson se pret të bashkëpunojë me të për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve. 

Mesazhi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.

🇦🇱 | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.

🇺🇸 | The United States Embassy congratulates Bajram Begaj on his election as the next President of Albania. As Chief of Defense, he contributed significantly to defense cooperation between the United States and Albania. We look forward to continuing to work with him in his new role

Gjithashtu edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pas zgjedhjes si Presidenti i ri i Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ambasadës së Gjermanisë:

Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.

Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive.

Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME