Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha del kundër krijimit të një partie të re

Berisha del kundër krijimit të një partie të re

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha shprehet se është kundër propozimit të disa deputetëve, që kanë thënë për krijimin e një partie të re. ”Mendimi im është që para një padrejtësie njeriu nuk tërhiqet. Ne duhet të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën që do të mbajë peng logon tonë”,-tha gjatë konferencës me gazetarët këtë të premte në selinë blu.

Do organizoni protestë ditën që do të mbahet Samiti?

Nuk kemi parashikuar protestë, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi është shpërndarë në të gjitha qendrat e BE-së dhe KE-së. Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR dhe jemi të kënaqur me raportin objektiv që kanë publikuar.

Në mbledhjen e fundit të grupit të PD ka pasur propozime nga deputetët për ribërjen e partisë. Çfarë qëndrimi keni?

Çdo deputet ka të drejtë dhe tagër të diskutojë për PD-në. Jo vetëm në atë mbledhje, por ekzistojnë mendime për karshi bllokimit dhe plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore. Si diskutim është normal. Mendimi im është që para një padrejtësie njeriu nuk tërhiqet. Ne duhet të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën që do të mbajë peng logon tonë. Ju e shikoni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhet ta kthente përgjigjen brenda 30 ditëve. Por Gjykata e Lartë e mban aty për të penguar dërgimin tonë në Strasburg.

Si do vijojë në 2025 PD?

Do fitojë zgjedhjet.

Ka dilema kush është PD…

Ka paturpësi të bërë nga Rama që e ka këtë në kuadër të luftës kundër pluralizmit.

Ju thoni se Rama vrau pluralizmin. Do shkoni drejt bojkotit?

Fronti opozitar do t’i japë përgjigjen më të merituar Ramës. Ne nuk e dorëzojmë as pluralizmin, as opozitarizmin.

Krahas jush do të votëbesohen edhe bashkëpunëtorët tuaj? Do ketë hapësirë për deputetët e bashkuar rishtazh?

Deputetët e bashkuar rishtazh janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Kuvendi mblidhet për votëbesimin e kryetarit, a do të ketë procese të tjera do të varet nga kërkesat.

Një pjesë e deputetëve kërkojnë zgjidhje politike. A është i gatshëm ky grupim për të diskutuar zgjidhje politike të situatës. Nëse ata shohin problem non-gratën tuaj, çfarë do bëni?

Nuk e kam fshehur kurrë, përkundrazi i kam qëndruar me vendosmëri një akti që ka për bazë korrupsionin trans nacional. Se çfarë kërkon njëri apo tjetri, secili i ka rrugët e hapura për të ndjekur çdo procedurë që do. Rikthimi im është jashtëzakonisht i veçantë. Askujt nuk i mohohet e drejta të ketë qëndrimin e tij.

A është opozita e izoluar nga kontaktet me ndërkombëtarët?

Nuk është ashtu, është krejt e kundërta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME