Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËGara në Festivalin e RTSH/ Elsa Lilëa dhe Luiz Ejlli synojnë Eurovizionin

Gara në Festivalin e RTSH/ Elsa Lilëa dhe Luiz Ejlli synojnë Eurovizionin

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet këtë dhjetor në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime pranë artistes thanë për Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 57.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Disa ditë më parë u zbulua se edhe Luiz Ejlli do të rikthehet në Festivalin e Fundvitit ç’ka e bën një garë shumë të fortë.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë” në vitin 2006.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME