Uncategorized

Tentohet të vidhet një banesë, shoqërohen 8 persona

Lezhë – Policia shoqëron 8 persona në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë.

Shtetasi N.B, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.

Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin N. B., janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.

79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona deri më tani, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. ‎

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button