Wednesday, February 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbyllet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Rama: Moment i vështirë,...

Mbyllet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Rama: Moment i vështirë, sfidat janë të jashtëzakonshme

Fundi i Samitit të Procesit të Berlinit erdhi, pas një pritje dinjitoze nga kryeministri Rama. Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Von der Leyen, kryeministri Edi Rama u shpreh falënderues që u zgjodh vendi ynë që të zhvillohej samiti i Procesit të Berlinit.

Jam mirënjohës zotit që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad. S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë procesin e Berlinit në Tiranë. Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës.

Ky është një moment i vështirë për çdokënd. Nuk duket se gjëra po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor. Por këta dy gjermanë krah meje kanë orare dhe kanë afate kohë të caktuara”,-tha Rama.

Kaq ishte Samiti i Berlinit në Tiranë duke dhënë shpresën se BE po afrohet drejt Ballkanit Perëndimor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME