Uncategorized

Dy arrestime nga policia në 24 orë

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 45 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, automjeti që drejtonte 45-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 59 vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja është dëmtuar 59-vjeçari që ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Divjakë – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button