Pas 4 ditësh zjarr në ishullin e Sazanit më në fund vjen një lajm i mirë për ndërhyrje nga ajri. Shteti fqinj i Greqisë do të ndihmojë me një avion për shuarjen e flakëve.
“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.”, tha ministri Peleshi.