Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në garazhin e një pallati në Kavajë rreth orës 22.50 të mbrëmjes së të martës. Mësohet se makina e efektivit të policisë Lulzim Muça, ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi.
Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale. Sakaq, raportohet se mjeti i efektivit të policisë ishte edhe me impiant gazi.
Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke krijuar panik tek qytetarët. Sipas raportimeve efektivi ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.