Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKjo është makina e shkatërruar me tritol e policit në Kavajë

Kjo është makina e shkatërruar me tritol e policit në Kavajë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në garazhin e një pallati në Kavajë rreth orës 22.50 të mbrëmjes së të martës. Mësohet se makina e efektivit të policisë Lulzim Muça, ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale. Sakaq, raportohet se mjeti i efektivit të policisë ishte edhe me impiant gazi.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke krijuar panik tek qytetarët. Sipas raportimeve efektivi ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME