Lushnje – Nje aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 17:40, në Golem, te Lushnjës. Viktima eshte nje kembesor i paidentifikuar.
Sipas policise , ai ka kaluar permes aksit nacional duke tentuar te dale ne anen tjeter te rruges. Prane trafikndareses , automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, e ka perplasur ne pjesen e perparme.
Vdekja ka qene e menjeherhme, thote policia ne vend ngjarje, ndersa ne rruge kane mbetur pervec njollave te gjakut edhe atletet e viktimes.
Zona e Golemit eshte e pandricuar dhe mjetet lvizin me shpejtesi. Ne muajin nentor dy viktima kembesore u shenuan ne kete aks i coli eshte bere njolle e zeze per aksdentet.
Viktima rreth 55- 60 vjec eshte mashkull dhe eshte derguar ne morg ndersa u shoqërua ne polici drejtuesi i mjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.