Milani mbetet jashtë Kupës së Italisë. Atalanta e Gjimshitit arriti të merrte një fitore 2-1 me përmbysje në “San Siro” duke siguruar gjysmëfinalen.
Rafael Leao zhbllokoi takimin në minutën e 45-të, por Koopmeiners nuk fal brenda zonës në limitet e kohës shtesë të pjesës së parë.
Jimenez pasi shkaktoi penalltinë që i dha fitoren Atalantës, pasi Koopmeiners u tregua i saktë nga pika e bardhë. Në gjysmëfinale, Atalanta do të përballet me Fiorentinën.