Një shtëpi ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Adë në Fier. Mësohet se banesa, e cila është shkrumbuar e gjitha, i përket 60-vjeçares Arsino Taulla.
Një zjarr i rënë në një banesë në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull duke e shkrumbuar atë.
Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes ku si pasoje e nje shkendie elektrike gjate nates ka marre flake banesa e shtetases Arsino Taulla ne fahatin Adë.
Zjarri ka shkrumbuar banesen por 60 vjecarja ka dale menjehere dhe nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje shkuan ehde zjarrfikset por edhe pse u shuajtën flakët e zjarrit, ato i kanë djegur banesën.
Në vendngjarje shkuan edhe ekspertët e policisë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. T., 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.