Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI riu me armë në brez godet me “Range Rover” 2 policë...

I riu me armë në brez godet me “Range Rover” 2 policë në Durrës

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në këtë qytet mbrëmjen e së enjtes.

Një automjet luksoz tip “Range Rover” me drejtues Hysen Picin, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke marrë përpara dhe duke plagosur dy policë.

Mediat raportojnë se automjeti i cili po lëvizte në sens të kundër në rrugën e re të portit, nuk ka zbatuar urdhrin për të ndaluar dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur dy efektivë, njëri prej të cilëve është transportuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se efektivi ka plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e tjerë të patrullës kanë hapur zjarr në ajër dhe më pas janë vënë në ndjekje të makinës.

Forcat Operacionale kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit që nuk iu bind urdhrit të policisë, si dhe kanë arrestuar personin që ndodhej në mjet. Hysen Picit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME