Ka zgjatur 5 orë mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS. E nisur në orën 11:00 Asambleja vijoi punimet deri në orën 16:00 ndërsa është caktuar data 16 mars për tu mbledhur sërish dhe këtë herë në Durrës.
Në fokus të punimeve ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë.
Punimet në Asamble kanë nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë për të vijuar më pas me Shkodrën, Lezhën e Fierin.