Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 122 pako kokaine që kapnin vlerën e 7.3 milionë dollarëve në treg. Mediat vendase raportojnë se disa prej pakove mbanin logon me flamurin shqiptar.
Operacioni u krye në provicën El Oro, ndërsa në pranga u vu një 37 vjeçar J. M., i cili u kap në flagrancë teksa po transportonte drogën me një kamion. Sipas autoriteteve, droga do të dërgohej në Europë.
Agjentët e policisë kombëtare të El Guabo vunë re dy kamionë të dyshimtë e një furgon dhe kërkuan që të ndalonin. Njëri prej shoferëve, në tentativë për t’u larguar, u përplas me një fabrikë bananesh dhe arriti të largohej përmes plantacioneve.