Mallakastër – Një shtetas 75 vjeçar i cili ka qënë në degën e postës për të tërhequr pensionin, por teksa ka dalë ka rënë përtokë.
Lajmin e konfirmon policia e cila pohon se 75 vjeçari është bga Hekali.
Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen “28 Nëntori”, në qytetin e Ballshit, para zyrës së Postës Shqiptare. Një i moshuar pasi ka tërhequr lekët e pensionit, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë nga shkallët duke ndërruar jetë në vend.
I moshuari ka marrë fraktura të rënda në pjesën e kokës, ndërsa pas njoftimit nga qytetarët e rastit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipi mjekësor dhe policia. Trupi i pajetë i shtetasit të moshuar u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Policia
Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.