Policia ka shoqëruar dy nga protestuesit, të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit të opozitës të mbajtur këtë pasdite para Kryeministrisë.
Protestuesit akuzohen se kanë hedhur lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës. Disa prej tyre kanë përdorur molotovë, shashka, dhe gurë.
Madje ata arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa aktualisht protestuesit janë shpërndarë.