Chiara Ferragni dhe Fedez po përfliten në mediat italiane se kanë një krisje në martesën e tyre.
Dyshja duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pasi këngëtari Fedez është larguar nga shtëpia e tyre. Mendohet se krisja ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me artistin, Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm.
Por duket se situata u përkeqësua dhe më shumë pas hetimit për mashtrim. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sipërmarrësja ka vendosur të distancohet nga Fedez pasi nuk mori mbështetjen e duhur nga ai.
Dyshja prindër të dy fëmijëve e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para pesë vitesh.