Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVajza studente vrau babanë dhe tentoi të fshihte krimin për 10 ditë

Vajza studente vrau babanë dhe tentoi të fshihte krimin për 10 ditë

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin, Pëllumb Meta.

Kishte 10 ditë që familjarë e kishin denoncuar në Polici humbjen e kryefamiljarët. Fillimisht iu gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit. Janë marrë në pyetje shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.

Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.

Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.

“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.

Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME