Një nga protagonistët e mbrëmjes triumfuese të Atletico Madridit ndaj Interit ishte padyshim Memphis Depay. Duke hyrë në pjesën e dytë në vend të Moratas, holandezi fillimisht i dha sinjalet e parë Sommer-it duke tronditur shtyllën, më pas shënoi golin për rezultatin 2-1, që e dërgoi ndeshjen në shtesë dhe më pas në penalltitë.
Goli i sulmuesit, në mënyrën e vet, përfaqëson një rastësi kurioze. Depay kishte katër vite që nuk shënonte në Champions League dhe hera e fundit ndodhi kundër një tjetër skuadre italiane.
Në fakt, ishte ai që vendosi për eliminimin e Juventusit nga Championsi në sezonin 2019-2020, me Sarrin në stol dhe Cristiano Ronaldon në sulm, kur Depay ishte pjesë e Lyonit.
Pas 1-0 për Lyon në ndeshjen e parë të 16-ve, francezët humbën në Allianz Stadium, por gjetën golin për të kaluar në raundin tjetër me Depay-n, i cili për shkak të vlerës që kishte në atë kohë në fushën kundërshtare, e bëri të kotë dopietën e CR7.