Ëndrra e Kylian Mbappe për të përfaqësuar Francën në Lojërat Olimpike të Parisit të kësaj vere duket se po gjen gjithnjë e më shumë pengesa në rrugën e tij. Në fakt, dje trajneri Didier Deschamps shpjegoi se është shumë e vështirë, në mos e pamundur, që një lojtar të luajë Kampionatin Evropian dhe Lojërat Olimpike në të njëjtin sezon, për të mos përmendur që turneu me pesë unaza nuk është pjesë e FIFA-s.
Për këtë arsye nuk ka detyrime për klubet për të liruar lojtarin e tyre. Një tjetër pengesë do të jetë Real Madridi, klubi në të cilin francezi pritet të luajë në sezonin e ardhshëm.
Klubi spanjoll në fakt ka njoftuar të gjitha federatat se nuk do të luajë asnjë prej lojtarëve të saj që të marrë pjesë në më shumë se një kompeticion.
“Për arsye të shëndetit dhe integritetit sportiv, lojtarët tanë nuk mund të marrin pjesë në Kampionatin Evropian ose në Kupën e Amerikës dhe në Lojërat Olimpike. Ata mund të marrin pjesë vetëm në një kompeticion, jo në të dyja”, shkruhet në njoftimin e Realit.