Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORECillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i “Versace”

Cillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i “Versace”

Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur altorin Cillian Murphy si imazhin e ri.

“Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”.

Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj.

Bashkëpunimi me markën vjen pasi Cillian zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë.

E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME