Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMinistria ruse: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë

Ministria ruse: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë

13.387 mercenarë të huaj po marrin pjesë në luftën në Ukrainë sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes që prej 24 shkurtit të vitit 2022. Sipas medias së huaj, në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse përmes një grupi Telegram, përmendet se nga numri i përgjithshëm i mercenarëve të vdekur është 5962.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me 192 dhe 191 mercenarë që pretendohet se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87. Nga vendet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar me 207 mercenarë, nga të cilët 90 mendohet se janë vrarë.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, ku kanë mbetur të vrarë 491. Britania e Madhe, sipas listës ka kontribuuar me 822 luftëtarë, ku 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se ka mercenarë edhe  nga vende si Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, i cili ende nuk është vrarë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Kompas.com, tha se ky informacion duhet të hetohet më tej në lidhje me këtë listë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME