Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi po eliminohet GRUPI I NIKLES? Me snajpera dhe femra! Po zhduken...

Si po eliminohet GRUPI I NIKLES? Me snajpera dhe femra! Po zhduken gjurmët e vrasjes se Artan Santos

Grupet kriminale janë në numër jo të vogël në Shqipëri. Grupet e vjetra po eliminohen nga grupet e reja, që duan me tepër territor dhe para.

Gazetari Dritan Laci është shprehur se po tentohet të eleminohen anëtarët e grupit të Niklës, gjë që sipas tij, do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, duke nisur nga vrasja e bankierit Artan Santo te zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

Komentet Laçi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

Ai shtoi gjithashtu se mes metodave për të arritur te anëtarët e këtij grupi kriminal, janë edhe ato të kurtheve të ndryshme përmes femrave, etj. Femrat e bukura po futen në rrjetin e grupeve të sofistikuara kriminale, për të kapur në kurthe kundërshtarët e tyre.

“Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit përshembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eleminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

Vrasja e bankierit të njohur Artan Santon ka mbetur akoma pa u zbardhur. Disa media patën hedhur dyshime se vrasja erdhi nga FushëKruja apo Nikla për llogari të një grupi politiko-financiar-mafioz në Tiranë.

Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha Laçi.

Rritja e aktivitetit kriminal dhe sofistikimi i goditjeve, ku gjithçka përfundon në të vrarë, ka sjellë që shteti të reagojë, por akoma jo me forcën e duhur, sepse krimi është përherë dy hapa para Policisë së Shtetit.

Grupet shqiptare të krimit po kapin tregjet e mëdha të kokainës në Amerikën Latine dhe kjo sjell rritjen e forcës së tyre financiare dhe logjistike.

Sipas raporteve ndërkombëtare, një pjesë e këtyre qindra milionë eurove nga trafiku i kokainës po hidhet në ndërtime në Shqipëri. Në ndërtime bëhet pastrimi i parave të krimit, por jo vetëm këtu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME