Ish-kryeministri Fatos Nano duket se i ka kaluar problemet e rënda shëndetësore me mushkëritë që pati pak kohë më parë. Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit socialist, njëra mesa duket në klinikën e tij dhe tjetra në teksa konsumojnë drekën.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drekë e këndshme pas problemeve shëndetësore, rikuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë”, – shkruan mjeku në postimin e tij.
Fatos Nano, i cili mbushi 71-vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet. Ish-lideri i Partisë Socialiste ishte në intubim pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.