Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlas sherri në Lushnje, plagoset me thikë 29 vjeçari

Plas sherri në Lushnje, plagoset me thikë 29 vjeçari

Lushnje – Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME