Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIThirrja/ Blegtorët: Mbrohuni nga prodhimet e dyshimta që shiten pa kontroll

Thirrja/ Blegtorët: Mbrohuni nga prodhimet e dyshimta që shiten pa kontroll

Mbrohuni nga produktet e dyshimta që tregtohen në Shqipëri. Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) ka falimentuar, dhe siguria ushqimore është aktualisht në një rrezik kombëtar.

Sipas të dhënave nga doganat shqiptare, që nga 3 janari 2024 deri më 29 mars 2024, janë importuar:

– Qumësht nga Kosova: 40 herë
– Qumësht nga Slovakia: 27 herë
– Qumësht nga Hungaria: 21 herë
– Qumësht nga Serbia: 6 herë

Mbi 1 milion euro në 3 muajë dalin jashtë Shqipërisë për qumësht, ndërsa blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet.

Nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë – qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta. Kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta.

Gjendja e fermerit është alarmante: për më shumë se 5 ditë, qumështi derdhet në kanale, ndërsa importet mbysin tregun, duke krijuar një formë moderne skllavërie.

Le të bashkohemi dhe të mbështesim blegtorët tanë dhe për një siguri ushqimore më të mirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME