Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFatos Nano shfaqet në publik pas sëmundjes së rëndë

Fatos Nano shfaqet në publik pas sëmundjes së rëndë

Ish-kryeministri Fatos Nano duket se i ka kaluar problemet e rënda shëndetësore me mushkëritë që pati pak kohë më parë. Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit socialist, njëra mesa duket në klinikën e tij dhe tjetra në teksa konsumojnë drekën.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drekë e këndshme pas problemeve shëndetësore, rikuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë”, – shkruan mjeku në postimin e tij.

Fatos Nano, i cili mbushi 71-vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet. Ish-lideri i Partisë Socialiste ishte në intubim pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. 

May be an image of 2 people
May be an image of 2 people, eyeglasses, hospital and text
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME