Një parti e re politike në horizont. Analisti Artuar Zheji ka paralajmëruar në emisionin “Real Story” se një oligark shumë i fuqishëm do futet në politikën shqiptare, duke krijuar një parti të re. Ai ka theksuar se do të jetë një konkurent i rrezikshëm dhe për këtë ka informacione.
Zheji tha: “Mendoj që shumë shpejt. Kam informacion, ndonjë oligark që juve nuk ua merr mendja do krijojë një parti dhe do të jetë goxha konkurrent i rrezikshëm”.
Por nuk janë oligarkët zgjidhja e krizës politike dhe largimit të lidershipit të vjetër. Jo pak oligarkë kanë përfituar nga pushtetet.