Borussia Dortmund fiton minimalisht 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain. Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla.
Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses. Kualifikimi mbetet i hapur për duelin e kthimit që do të luhet të martën e ardhshme në Paris