Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë. Ky lajm është bërë publik nga gazetari i njohur i futbollit Fabrizio Romano, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se Broja do ta vazhdojë karrierën e tij larg “Bluve” të Londrës.
Momentalisht sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ndodhet në formë huazimi te Fulham deri në verë, ku edhe aty minutat për të kanë qenë të pakta.
Menjëherë sapo të përfundojë huazimin Broja do të vendosë ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ndërsa për shqiptarin interes kanë shfaqur disa klube në Premier League, por edhe në kampionatet e tjera elitare të Europës.