Atalanta mori një fitore të rëndësishme 2-1 në duelin për zonën Champions kundër Romës. Skuadrës së Gasperinit do t’i mjaftojë një fitore në tri ndeshjet që i kanë mbetur në kampionat për të mbajtur pas në renditje skuadrën verdhekuqe.
De Ketelaere realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Roma e shkurtoi diferencën me Pellegrinin me 11-metërsh, por pa mundur të gjente një tjetër gol për të shmangur humbjen.
Kjo humbje e Romës kualifikon zyrtarisht Juventusin dhe Bolognën për në Champions League për sezonin e ardhshëm.