Nën moton “Stop masakrimit të fermerëve” dhe “Stop abuzimit me çmimet”, Sindikata e fermerëve ka zhvilluar mesditën e sotme një protestë në vendin e quajtur “Ura e Kuçin”, pikërisht në kufirin ndarën mes Beratit e Fierit.
Gazetari Xhemil Beharaj raporton për Syri tv se fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Berat-Lushnje dhe kanë hedhur në rrugë edhe produktet e tyre, domatet e sallatorët, në shenjë indinjimi.
Protesta është zhvilluar edhe me tensione dhe ofendime të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë, kur kjo e fundit është përpjekur të pengojë bllokimin e rrugës nga protestuesit. Fermerët kanë deklaruar se,ata po shkojnë drejt falimetimit,për shkak të diskriminikit dhe mos kontrrollit nga shteti të pikave të grumbullimit,që produketet e tyre i marrin me çmime qesharake dhe pa fatura tvsh-je e fatura tatimore.
Sipas fermerëve, puna dhe mundi i tyre po shkon dëm, ata e kanë të pamundur të nxjerrin edhe shpenzimet e kultivimit të prodhimit, blerjes së farave dhe pesticideve.
Fermerët deklarojnë se kjo gjendje e rënduar po i detyron ata ti hedhin prodhimet e tyre kanaleve,pasi dule mos u shitur prodhimi kalbet.Fermerêt deklarojnë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit ti japi zgjidhje kësaj situate tejet të rënduar.
https://youtube.com/shorts/8clx5msmNlg?si=IlPmtk7p3lWbw3bb
Armelind Meta,kryetari i Sindikatës së fermerëve të bashkuar,ka deklaruar se protestat e fermerëve,jo vetëm që nuk do të ndalen por do të zhvendosen edhe para kryeministrisë në Tiranë,derisa të plotësohen kushtet e tyre.”Ne do ti vazhdojmë protestat tona deri në zgjidhjen e kësaj situata të rënduar pasi jemi pa asnjë mbrojtje nga shteti dhe jemi të falimentuar”, ka thënë Meta.