Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“Si të vrasësh burrin tënd”/ Burg përjetë shkrimtares që zbatoi në jetë...

“Si të vrasësh burrin tënd”/ Burg përjetë shkrimtares që zbatoi në jetë romanin e saj

Një gjykatës i Oregon në SHBA dënoi me burgim të përjetshëm Nancy Crampton Brophy, një shkrimtare romantike që me sa duket parashikoi krimin e saj në një ese të titulluar “Si të vrasësh burrin tënd”. Ajo u shpall fajore për vrasjen me armë zjarri të bashkëshortit të saj.

Crampton Brophy, tashmë 71 vjeçe u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë muajin e kaluar. Juria zbuloi se ajo qëlloi bashkëshortin e saj në vitin 2018 me të cilin kishte jetuar prej 26 vitesh për një pagesë prej 1.5 milion dollarësh të sigurimit të jetës.

Përpara krimit, ajo ishte një autore romanesh romantikë si “Burri i gabuar” apo “Dashnori i gabuar”.
Burri i saj i ndjerë, Daniel Brophy ishte një kuzhinier dhe mësues i respektuar në Institutin Kulinar të Oregonit. Ai u gjet i vrarë me dy plumba në kuzhinën e Institutit në qershor 2018.

Rasti tërhoqi shumë vëmendje për shkak të një eseje që Crampton Brophy kishte shkruar vite përpara krimit me titull “Si të vrasësh burrin tënd”.

Image shows Nancy Crampton Brophy

“Gjëja që di për vrasjen është se secili prej nesh e ka atë në vete kur nxitet mjaftueshëm”, – kishte thënë ajo në një postim të fshirë më pas.

Ajo renditi një sërë mënyrash për të kryer vrasjen e bashkëshortit duke filluar nga armët dhe thikat, tek helmet dhe vrasësit me pagesë përpara se të shkruante frazën: “është më e lehtë të urosh vdekjen e njerëzve sesa t’i vrasësh ata në të vërtetë”.

“Nëse vrasja supozohet të më lirojë, sigurisht që nuk dua të kaloj asnjë kohë në burg”.

Gjyqtarja vendosi kundër pranimit të esesë si provë në gjyqin e saj, sepse ajo ishte shkruar vite më parë si pjesë e një seminari shkrimi, por prokurorët nuk kishin nevojë për tekstin.

Ata argumentuan me sukses se Crampton Brophy kishte motivin dhe mjetet për të vrarë partnerin e saj, duke treguar se çifti kishte kaluar në kohë të vështira financiarisht dhe ajo donte të merrte një pagesë të madhe sigurimi pas vdekjes së tij.

Daniel Brophy

Crampton Brophy u pa duke kaluar me makinë për në dhe nga Instituti në kohën e krimit në pamjet e kamerave të vëzhgimit të shfaqura në gjykatë. Megjithëse policia nuk e gjeti kurrë armën e vrasjes, ajo u zbulua se kishte blerë një armë të së njëjtës markë dhe model.

Duke qëndruar në mbrojtje të saj, autorja pretendoi se kishte një “vrimë në kujtesë” për mëngjesin e vdekjes së Brophy. Megjithatë, ajo nuk mund të mohonte se kishte shkuar në institut.

Një juri prej 12 anëtarësh e shpalli atë fajtore për vrasje të shkallës së dytë pas diskutimit për më pak se dy ditë. Dënimi i saj i përjetshëm, i dhënë të hënën, mbart mundësinë e lirimit me kusht pas 25 vitesh. Avokatët e saj thanë se planifikojnë të apelojnë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME