Fier – Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar këtë mbrëmie në Fier, raportojnë burime kofidenciale nga vëndi i ngjarjes por edhe policia e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “1 Maji”, ku mësohet se disa të rinjë janë përfshirë në një konflikt.
Ende nuk dihet rrethanat apo shkaqet se si ka ndodhur ky konflikt, sa persona janë përfshirë në të, si dhe nëse ka të lenduar mes tyre. Sakaq pritet që policia të jap më tepër detaje rreth ngjarjes.
Zyrtarisht policia Fier sot ka pohuar se janë konfliktuar për motive të dobëta 2 shtetas. Më pas Policia ka shoqëruar 4 shtetas në komisariat ku iu është marrë deklarata.