Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia në aksion për rritjen e sigurisë rrugore

Policia në aksion për rritjen e sigurisë rrugore

Fier – Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit maj, janë vënë në pranga 24 drejtues mjetesh, nga këta 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 61 leje drejtimi.

Kontrollet e shtuara si dhe monitorimi me anë të dronëve kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit maj, janë ndëshkuar administrativisht në total 8723 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅ 4992 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 913 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅ 25 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅363 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ 355 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

✅2075 drejtues për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME