Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbyllet protesta kundër vjedhjes së drejtorëve të Veliajt

Mbyllet protesta kundër vjedhjes së drejtorëve të Veliajt

Është mbyllur protesta e sotme e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila mbahet pas skandalit të aferës të dosjes 5D.

Protestuesit janë larguar pas 1 orë e gjysmë proteste. Ata dogjën goma përpara godinës së Bashkisë, ndërsa lëshuan thirrje të vazhdueshme për lirimin e liderit të PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.

Është lajmëruar se protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të mbahet më datë 10 qershor.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se ditën e enjte do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.

    

Është tensionuar situata në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të vendosura më herët para kordonit policor. Tymi i zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

      

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME