Povelçë – Depot e ujit mbi 5 vjet pa u pastruar, banorët e Hoxharër së Re dhe të Povelçës pa ujë në rubinetat e banesave.
Pensionistia: Punonjësi i ujësjellësit që nga muaji Maj ujin e depos ua kalon atyre që vadisin tokat, ne pa ujë në banesa.
Fshatrat Hoxharë e Re dhe Povelçë janë 3 km larg nga njëri – tjetri dhe në këto dy fshatra banojnë afërsishtë një mijë e pesëqindë banorë. Ata furnizohen me ujë të pijshëm nga i njëjti tubacion magjistral ku furnizohen depot kryesore e që andej banesat e tyre.
Banorët thonë se në banesa kanë vetëm as 2 orë ujë në 24 orë por ai nuk bën as për të larë ndërsa për të pirë e gatuar e marrin në autobote apo puse që kan hapur privatisht. Depot e ujit kanë mbi 5 vjet që janë pa u pastruar e klorifikuar, thonë ata.
Një pensioniste shkon më tej kur përveçse pohon se uji është i pa përdorshëm edhe pse ka filtër uji në hyrje të banesës, uji përdoret vetëm për të larë sepse edhe dushet e lavatriçet janë prishur disa herë.
Ajo akuzon punonjësin e ujësjellësit që kontrollon depon e ujit se që nga muaji Maj ai ujin që vjen per banorët ua kalonë atyre që merren me vaditje tokash
Edhe pse janë ankuar në organe drejtuese e ujësjellësit askush asnjëherë nuk ka marr masa për normalitetin e situatës, ujë ka por ai nuk klorifikohet dhe shkonë për të vaditir tokat, nuk u shkonë banorëve në banesa.