Numërimi i votave për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi ka shkuar në mbi 90%. Deri më tani partia “Nea Demokracia” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në pushtet projektohet fituese me 27.8% të votave.
Në këtë mënyrë kjo forcë do të ketë mundësi të çojë 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga e majta e SYRIZA me 4 europarlamentare.
Ajo që bie në sy është se kandidati i tretë më i votuar për “Nea Demokracia” është pikërsisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian edhe pse ndodhet në burg në Shqipëri.
Deri tani Beleri numëron mbi 36 mijë vota. Duket se ka mbetur jashtë Parlamentit Europian, Piro Dhima.