Ka nisur në Signal Iduna Park dueli historik mes Shqipërisë dhe Italisë. Do ju përcjellim Live nga stadiumi atmosferën, golat dhe momentet më pikante nga gazetari Rozalb Lika.
SHQIPËRI-ITALI 1-0
Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponje”, në “Signal Iduna Park”.
Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.
SHQIPËRI-ITALI 1-1
Por Italia ka kaluar brenda pesë minutave në avantazh, 2-1. Bastoni në minutën e 11-të ka barazuar dhe Barela në minutën e 16-të kaloi italianët në avantazh.
Komenti i pjesës së parë – Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar shumë shpejt me Bajramin, por më pas u frikësua dhe u vendos në mbrojtje.
Gabime të shumta në mbrojtje nga Ajeti dhe Hysaj, ndërkohë që e vetmja notë pozitive duket se shkon për Gjimshitin. Në mesfushë lojë e vakët nga Ramadani dhe Asllani që thyejnë pak aksione. Në sulm vetëm Broja duket se ka guximin për të krijuar diçka më kundërsulme.
SHQIPËRI-ITALI 1-2