Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREItalia fiton me përmbysje pjesën e parë, Shqipëria luan me “frikë”

Italia fiton me përmbysje pjesën e parë, Shqipëria luan me “frikë”

Ka nisur në Signal Iduna Park dueli historik mes Shqipërisë dhe Italisë. Do ju përcjellim Live nga stadiumi atmosferën, golat dhe momentet më pikante nga gazetari Rozalb Lika.

SHQIPËRI-ITALI 1-0

Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponje”, në “Signal Iduna Park”.

Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.

SHQIPËRI-ITALI 1-1

Por Italia ka kaluar brenda pesë minutave në avantazh, 2-1. Bastoni në minutën e 11-të ka barazuar dhe Barela në minutën e 16-të kaloi italianët në avantazh.

Komenti i pjesës së parë – Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar shumë shpejt me Bajramin, por më pas u frikësua dhe u vendos në mbrojtje.

Gabime të shumta në mbrojtje nga Ajeti dhe Hysaj, ndërkohë që e vetmja notë pozitive duket se shkon për Gjimshitin. Në mesfushë lojë e vakët nga Ramadani dhe Asllani që thyejnë pak aksione. Në sulm vetëm Broja duket se ka guximin për të krijuar diçka më kundërsulme.

SHQIPËRI-ITALI 1-2

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME