Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRaporti: Turizmi s’është ilaçi i përgjithshëm, të zhbllokohen avantazhet konkurruese

Raporti: Turizmi s’është ilaçi i përgjithshëm, të zhbllokohen avantazhet konkurruese

Rritja e kontributit të turizmit padyshim që është një lajm i mirë për gjithë ekonominë, por ky i fundit nuk është ilaçi i përgjithshëm që rregullon gjithçka. Të paktën kështu vlerëson një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara (UNECE) duke nënvizuar se aktivizimi i potencialit të brendshëm duhet parë me vëmendje sa i takon politikave.

Ky raport vlerëson se duhet të zhbllokohen avantazhet potenciale dhe konkurruese që nisin nga përmirësimi i qeverisjes e deri tek tërheqja dhe mbajtja e talenteve apo investimet në infrastrukturë.

“Vlen të përmendet se si politikat që drejtojnë vendndodhjen e kapaciteteve prodhuese dhe vendosin investimet lokale, vendet e punës, produktivitetin dhe të ardhurat kanë evoluar.

Ndërsa politikat kombëtare rishpërndarëse ishin norma në periudhën e pasluftës, paradigma aktuale thekson rëndësinë e potencialit endogjen dhe asetet specifike për lokalitetin. Për të zhbllokuar këto avantazhe potenciale dhe konkurruese, politikat theksojnë nevojën për përmirësim të qeverisjes, parashikimit të burimeve, trajnimit, rikualifikimit, tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, mbështetjen e bizneseve lokale dhe atyre start-up , dhe investime në infrastrukturë” thuhet në dokument.

Raporti vlerëson se inovacioni rajonal karakterizohet fuqishëm në këto politika. Sipas dokumentit, një nga strategjitë kryesore për një qasje të bazuar në vend është “Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) (S3 Albania, n.d.), e mbrojtur jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga donatorë të huaj për Shqipërinë.

“Kjo strategji përfshin identifikimin e zonave strategjike për ndërhyrje të bazuara si në analizën e potencialit të ekonomisë dhe një proces sipërmarrës zbulimi që përfshin palë të ndryshme. Ajo ka një pamje të gjerë të inovacionit, duke përfshirë qasjet e drejtuara nga teknologjia dhe synon krijimin e “rajoneve konkurruese” thuhet në raport.

Pikërisht në këtë analizë del në pah edhe vlerësimi se turizmi nuk mund të zgjidhë gjithçka pavarësisht ecurisë pozitive dhe kjo ka të bëjë edhe me faktin që sektori nuk është siç duhet i lidhur me zinxhirët e furnizimit.

“Megjithatë, efektiviteti i këtyre mekanizmave në shumë bashki dhe qarqe urbane në Shqipëri, veçanërisht ata që tashmë janë në disavantazh, është i kufizuar, për shkak të madhësisë dhe kapacitetit të tyre të vogël.

Ndërsa turizmi, përfshirë agroturizmin, është promovuar si burimi kyç endogjen në Shqipëri, nuk ka gjasa të jetë një ilaç i përgjithshëm në mbarë vendin.

Programet e zhvillimit të turizmit kanë tërhequr shumë investime, përfshirë donatorët, sektori ka zinxhirë të kufizuar furnizimi, efekte shumëzuese dhe komponentë inovativë krahasuar me industritë me vlerë të lartë të shtuar dhe sektorëve prodhues” thuhet në raport.

Marrë nga Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME